Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të stërvitjes së përbashkët mes forcave speciale të Policisë së Shtetit, RENEA, dhe njësisë elitë të policisë greke EKAM. Në fjalën e tij, ministri Lamallari vlerësoi rolin e kësaj njësie speciale, duke theksuar se për vite me radhë RENEA ka qenë simbol i disiplinës, kurajos dhe sakrificës në shërbim të qytetarëve. Sipas tij, efektivët e kësaj force janë në vijën e parë në përballjen me situatat më të vështira, nga lufta kundër krimit të organizuar deri te kërcënimet terroriste dhe çdo rrezik që cenon jetën e qytetarëve. Lamallari theksoi se bashkëpunimi mes dy njësive speciale nuk është vetëm një trajnim i përbashkët, por një proces më i gjerë shkëmbimi përvoje dhe ndërtimi...
Burimi:
javanews.al