“Standarti i ulët i infrastrukturës në vend”/ Përmbytjet, analisti: Treguan cilësinë e dobët të punimeve publike

“Standarti i ulët i infrastrukturës në vend”/ Përmbytjet, analisti: Treguan cilësinë e dobët të punimeve publike

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia, i ftuar në një studio televizive, komentoi zhvillimet e fundit në vend, duke u ndalur te situata e krijuar pas reshjeve dhe përmbytjeve që kanë prekur zona të ndryshme. Sipas Kikias, reshjet e fundit kanë nxjerrë në pah cilësinë e dobët të punimeve publike, sidomos në rrugë dhe infrastrukturë. “Situatat natyrore janë kolauduesi më i mirë i punimeve publike,” theksoi ai, duke shtuar se efektet më të rënda nuk janë gjithmonë pasojë e agresivitetit të natyrës, por cilësive të dobëta të punimeve të kryera. Ai sugjeroi se një nga mënyrat për të përmirësuar mbrojtjen ndaj fatkeqësive natyrore është rritja e standardeve dhe e cilësisë së punimeve, duke e cilësuar këtë si një hap të domosdoshëm për të parandaluar dëmet në...