Spiropali vizitë zyrtare nesër në Kosovë, pritet takimi me Glauk Konjufcën

Spiropali vizitë zyrtare nesër në Kosovë, pritet takimi me Glauk Konjufcën

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali do të kryejë nesër një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të pritet nga zëvendëskryeministri dhe kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme e Kosovës takimi do të zhvillohet në orën 10:00 të paradites. “Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, pret nesër në takim Ministren për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali. Datë: 25 shkurt 2024. Ora: 10:00. Vendi: Objekti i MPJD-së”, thuhet në njoftim. Pas takimit, Spiropali dhe Konjufca do të dalin në një konferencë të përbashkët për media.