Spiropali uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Shqipëria krah saj si motër dhe aleate

Spiropali uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Shqipëria krah saj si motër dhe aleate

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë datë si një moment që përkujton sakrificën, qëndresën dhe vendosmërinë e një populli për të jetuar i lirë. “Gëzuar Kosovë! Urime 18-Vjetorin e Pavarësisë! Kjo është një ditë që kujton sakrificën, qëndresën dhe vendimin e një populli për të jetuar i lirë. Një rrugë e vështirë, por e drejtë, që çoi te shteti i Kosovës dhe te dinjiteti i qytetarëve të saj”, shkruan Spiropali. Ajo thekson se Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm, me institucione të konsoliduara, demokraci në zhvillim dhe orientim të qartë euroatlantik, duke vijuar rrugën e saj përpara me besim dhe përgjegjësi. Në mesazhin e saj, Spiropali nënvizon se Shqipëria qëndron...