Spiropali të mërkurën në Prishtinë, takime me Kurtin e Osmanin dhe zyrtarë të tjerë të shtetit

Spiropali të mërkurën në Prishtinë, takime me Kurtin e Osmanin dhe zyrtarë të tjerë të shtetit

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë ditën e nesërme, datë 25 shkurt, një vizitë zyrtare në Kosovë ku do të pritet nga krerët më të lartë të shtetit. Gjatë kësaj vizite në Prishtinë, Spiropali do të pritet fillmisht nga homologu i saj, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca. Më tej, Ministrja do të pritet në takime të veçanta nga Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, si dhe nga Kryeministri Albin Kurti. Spiropali do të zhvillojë gjithashtu takime me drejtuesit e partive kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës, kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe AAK-së, Ramush Haradinaj     Takimet do të fokusohen te thellimi...