Spiropali takohet me Ahmetin në Tetovë: Mbështetim angazhimin konstruktiv të politikës shqiptare
Gjatë vizitës së saj dy-ditore në Maqedoninë e Veriut, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u takua në Tetovë me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, nënkryetarin Bujar Osmani, si dhe me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Ky takim sipas ministres, u fokusua në kontributin domethënës të opozitës shqiptare në artikulimin dhe avancimin e kauzave shqiptare dhe të proceseve integruese euroatlantike. “Mes miqsh të mirë, me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Nënkryetarin Bujar Osmani, si dhe me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për kontributin domethënës të opozitës shqiptare në artikulimin dhe avancimin e kauzave shqiptare dhe të proceseve integruese euroatlantike. Shqipëria do të vijojë të mbështesë angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare, në...
Burimi:
javanews.al