Spiropali takime në Senatin Amerikan: Koordinim strategjik për çështjet e sigurisë, rritje e bashkëpunimit ekonomik dhe politik Shqipëri – SHBA
Gjatë vizitës së saj në Washington, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka vijuar takimet me zyrtarë të lartë amerikanë. Këtë të enjte, Spiropali ka zhvilluar disa takime në Senatin Amerikan, me fokus bashkëpunimin dhe koordinimin për çështje me interes të përbashkët mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Në takimin me senatoren Elissa Slotkin, u trajtua koordinimi strategjik për çështjet e sigurisë, bashkëpunimit ekonomik e politik mes dy vendeve. Spiropali theksoi në një mesazh në rrjetet sociale se “si përfaqësuese e Michiganit, Senatorja Slotkin vlerëson rolin aktiv të komunitetit të madh shqiptar në zonën e saj”. Slotkin mbështet gjithashtu kontributin e diasporës shqiptare në fuqizimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane. Ministrja u takua edhe me Senatorin Gary Peters themelues dhe bashkëkryetar i “Albanian Issues Caucus”, që ruan një...
Burimi:
javanews.al