Spiropali takim me Kurtin e Osmanin: Shqipëria dhe Kosova bashkë me vizion afatgjatë

Spiropali takim me Kurtin e Osmanin: Shqipëria dhe Kosova bashkë me vizion afatgjatë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit sot në Kosovë nga krerët më të lartë të shtetit, Presidentja Osmani, Kryeministri Kurti, Kryetarja e Kuvendit Haxhiu, dhe Ministri i Jashtëm Konjufca. Spiropali dhe Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën të Kosovës, Glauk Konjufca kryen fillimisht homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, aty ku sakrifica e një familjeje u kthye në themelin e shtetit të Kosovës. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, të dy ministrat folën mbi punën përgatitore për mbajtjen e takimit të përbashkët ndërqeveritar G2, Shqipëri-Kosovë, avancimin e projekteve strategjike si ndërtimi i hekurudhës Durrës–Prishtinë, projektet energjitike, korridoret e transportit dhe portet e përbashkëta që duhet të na lidhin edhe më fort. Spiropali nënvizoi angazhimin...