Spiropali pas shkarkimit: Në politik koha lëviz shpejt, por kujtesa lëviz ngadalë
Përfundim të një detyre, por jo të një rrugëtimi e ka cilësuar Elisa Spiropali shkarkimin e saj nga kabineti qeveritar, si ministre për Europën dhe Punët e Jashtme. “Politika është një territor ku koha lëviz shpejt, por kujtesa lëviz ngadalë”, shkruan Spiropali në një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, ku mes falënderimeve për besimin që iu dha për të drejtuar këtë dikaster, duket se mes rreshtave ka edhe mesazhe të koduara. Sipas saj, në kujtesë nuk mbetet se çfarë posti ke mbajtur, por mënyra se si e ke mbajtur dhe çfarë peshe i ke dhënë fjalës e qëndrimit. Spiropali i ka shprehur mirënjohjen PS kryeministrit Edi Rama për besimin që i është dhënë ndër vite. Për të, përfundimi i një detyre nuk është tërheqje, por vazhdim i angazhimit...
Burimi:
opinion.al