Spiropali në Shkup: Konkretizojmë bashkëpunimin për Korridorin VIII!

Spiropali në Shkup: Konkretizojmë bashkëpunimin për Korridorin VIII!

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka nisur vizitën zyrtare në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku mëngjesin e sotëm, më 22 dhjetor, u prit nga ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timčo Mucunski. Spiropali tha se “me kolegun Timčo Mucunski bashkëndajmë vizionin, perspektivën dhe vendosmërinë e përbashkët për të avancuar në rrugën drejt integrimit në BE”. Spiropali theksoi se “bashkë me Maqedoninë e Veriut, Italinë, Bullgarinë dhe Rumaninë na pret një punë e mirë për projektin strategjik të Korridorit të VIII-të.” “Forumi i parë që do të mbahet në Tiranë në shkurt të vitit 2026, do të institucionalizojë më tej bashkëpunimin pesëpalësh për këtë projekt që i shërben sigurisë Euro-Atlantike, transformimit dhe zhvillimit të qendrueshëm ekonomik në rajon e më...