Spiropali në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, ku ishte i pranishëm edhe Trump: Besimi forcon shoqërinë

Spiropali në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, ku ishte i pranishëm edhe Trump: Besimi forcon shoqërinë

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ndodhet Uashington ku mori pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, një aktivitet tradicional me prezencën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, si dhe udhëheqësve politikë, shoqërorë e fetarë nga mbarë bota. Në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe foto nga aktiviteti, Spiropali e cilësoi këtë moment si solemn dhe frymëzues, duke theksuar se besimi është themeli mbi të cilin ndërtohet forca e shoqërisë njerëzore. “Në Mëngjesin e Lutjeve, me prezencën e Presidentit Trump, udhëheqësve politikë, shoqërorë e fetarë. Moment solemn që na kujton se besimi është themeli i forcës së shoqërisë njerëzore“, shkruan Spiropali. Ministrja Spiropali ndodhet në një vizitë në Uashington prej disa ditësh, ku ka zhvilluar disa takime në Senatin Amerikan, me fokus bashkëpunimin...