Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi
Ish-ministrja e Jashtme dhe deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka dalë në mbështetje të protestës së studentëve në Maqedoninë e Veriut për gjuhën shqipe. Me anë të një postimi në Facebook, Spiropali thekson se të protestosh sot për gjuhën shqipe nuk është vetëm alarm, por një sinjal që sipas saj, diçka thelbësore sërish nuk po funksionon siç duhet. Ajo thotë se gjuha shqipe nuk është çështje diskutimi apo interpretimi, por është një e drejtë themelore. “Një vijë e hollë e ndan dinjitetin nga heshtja. Kështu ka qenë ngahera. Të protestosh sot për gjuhën shqipe nuk është vetëm alarm. Është një sinjal që diçka thelbësore sërish nuk po funksionon siç duhet. Kur një e drejtë që parashikohet në Kushtetutë dhe në ligj kërkohet në rrugë,...
Burimi:
javanews.al