Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 shkurt Forumin e Korridorit VIII
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, priti ditën e sotme në një takim, Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, me fokus koordinimin e përgatitjeve për mbajtjen në Tiranë të Forumit të Korridorit VIII. Spiropali e cilëson këtë projekt “një arterie strategjike që sjell me vete potencial ndërlidhjeje infrastrukturore me rëndësi politike, ekonomike, të sigurisë rajonale e europiane.” Ministrja njoftoi se kjo platformë e nivelit të lartë do të mbahet në 18 shkurt në Tiranë me prezencën e Ministrave të Jashtëm të Italisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Mbajtja e këtij forumi në Tiranë, konfirmon sipas Ministres së Jashtme, vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe operacional përgjatë Korridorit VIII, nga Adriatiku në Detin e Zi. Postimi i...
Burimi:
vizionplus.tv