Spiropali: Kërkesa e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, e garantuar nga Kushtetuta

Spiropali: Kërkesa e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, e garantuar nga Kushtetuta

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Elisa Spiropali përgëzoi sot studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët kërkojnë të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Në një postim në rrjetet sociale, Elisa Spiropali tha se dialogu mbetet rruga e më e sigurt për forcimin e besimit dhe standardeve demokratike. “Përgëzoj studentët për angazhimin qytetar dhe mënyrën demokratike me të cilën kanë artikuluar kërkesën e tyre për përdorimin e gjuhës shqipe në përputhje me të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi”, shkruan Spiropali. Ministrja Spiropali shprehu vlerësimin për gatishmërinë e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht kryeministrit Mickoski dhe zëvendëskryeministrit Sali, për ta trajtuar këtë çështje me seriozitet dhe në përputhje me Kushtetutën dhe kuadrin...