Spiropali dorëzon postin/ Ministri i ri i jashtëm: Falenderim për punën e bërë nga Elisa…
Elisa Spiropali i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën ministrit të ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Pas marrjes së detyrës, Hoxha ka reaguar me një mesazh falënderimi për paraardhësen e tij, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e saj gjatë drejtimit të diplomacisë shqiptare. “Falënderim i përzemërt për ministren Elisa Spiropali për punën, përkushtimin, kontributin dhe energjinë gjatë ushtrimit të detyrës së saj si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme”, shkruan Hoxha në reagimin e tij. Ai thekson se është kënaqësi të marrë stafetën për të vijuar përparimin e proceseve të rëndësishme që lidhen me përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. PostimiFalënderim i përzemërt për Ministren Elisa Spiropali, @elisaspiropali për punën, përkushtimin, kontibutin dhe energjinë gjatë ushtrimit të detyrës së saj...
Burimi:
ntv.al