Spiropali dhe Xhafaj munguan në seancën e djeshme për Ballukun, Rama: Nuk është puna ime, ja kush merret me arsyet e tyre

Spiropali dhe Xhafaj munguan në seancën e djeshme për Ballukun, Rama: Nuk është puna ime, ja kush merret me arsyet e tyre

Vetëm një ditë pasi PS rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp theksoi edhe njëherë qëndrimin e PS se kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet për t’u konsideruar me qëllim që të zëvendësohej masa. Sa i përket polemikave me ndërkombëtarët, Rama tha se nuk ka asnjë frenim në rrugën drejt BE-së. Rama hodhi poshtë zërat e presionit nga ndërkombëtarët. Por në konferencë nuk munguan as pyetjet për mungesën e Elisa Spiropalit dhe Fatmir Xhafajt në seancë, gjatë votimit. Rama tha se nuk është puna e tij, por e kreut të grupit parlamentar të kuptojë arsyet. “Nuk merrem unë me këtë punë, është kryetari i grupit që të kuptojë arsyet e mungesave”, tha Rama.