“Specialja, monstër e dalë jashtë kontrollit”/ Politologu: Serbia po tenton të pastrojë gjenocidin në Kosovë përmes gjyqit të katërshes së UÇK-së

“Specialja, monstër e dalë jashtë kontrollit”/ Politologu: Serbia po tenton të pastrojë gjenocidin në Kosovë përmes gjyqit të katërshes së UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po zhvillohen seancat e fundit përmbyllëse në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Pas katër viteve proces gjyqësor, katërshtja e UÇK-së do t’i drejtohet trupit gjykues me fjalimet e tyre finale, ndërkohë që në Prishtinë dhe anembanë Kosovës kjo ngjarje po përjetohet si një moment përcaktues për imazhin ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës. Ditën e djeshme qindra mijëra qytetarë marshuan në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së. Politologu dhe njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Dorajet Imeri, në një analizë për emisionin “Në Radio” me Andri Xhahun në Radio Tirana, e cilëson këtë proces jo thjesht si një gjyq ndaj individëve, por si një betejë frontale për të mbrojtur të drejtën e Kosovës për...