Spartak Ngjela: Pse nuk rrezikohet pushteti i mazhorancës nga protestat e opozitës
Avokati Spartak Ngjela tha se opozita nuk ka ide të reja pasi kanë ende kryetar Berishën që nga viti 1992. Teksa ka komentuar situatën aktuale në opozitë, Ngjela tha se pushteti i mazhorancës nuk rrezikohet, pasi opozita nuk ka figura që mund ta sfidojnë atë. “Unë nga opozita nuk shoh ide të reja, ata kanë akoma kryetar atë të ‘92, kjo tregon se nuk bie mazhoranca sepse opozita nuk ka figura, kanë akoma figurën e vitit 1992. Politika nuk është dëshira e njërit apo tjetrit. Keni parë ju në perëndim që të humbasësh 4 herë zgjedhjet dhe të jesh në parti akoma. Kurse mazhorancën e ka zgjedhur populli shqiptarë”, tha ai. Ngjela foli edhe për protestën e zhvilluar nga Partia Demokratike pak ditë më parë...
Burimi:
sot.com.al