SPAK zbarkon në Gjirokastër, kryebashkiaku Flamur Golemi 3 orë në pyetje për aferën 620 mijë euro me rikonstruksionin..
Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, u paraqit këtë të enjte (dje) në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ai u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK për rreth tre orë. Teksa u largua nga ambientet e SPAK-ut, në një deklaratë të shkurtër për mediat, ai tha se është thirrur për të dhënë shpjegime në cilësinë e “personit në dijeni” për një çështje që, sipas tij, lidhet me Bashkinë e Gjirokastrës. “Dhashë një deklaratë si person në dijeni për një çështje që ka të bëjë me një institucion të bashkisë Gjirokastër”, tha ai. Pavarësisht se kryebashkiaku i Gjirokastrës nuk dha detaje lidhur me çështjen për të cilën është thirrur, mësohet se Golemi është pyetur për një skemë të dyshuar...
Burimi:
sot.com.al