“SPAK-u mund të kërkojë pezullimin nga detyra të kryeministrit”/ Korreshi: GJK nuk jep vendim për Ballukun…

“SPAK-u mund të kërkojë pezullimin nga detyra të kryeministrit”/ Korreshi: GJK nuk jep vendim për Ballukun…

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar gjatë mbi funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe implikimet politike të vendimeve të vonuara. Ai theksoi se Shqipëria ka qëndruar tre vite pa një Gjykatë Kushtetuese funksionale, duke e cilësuar situatën si një “tragjikomedi” ku vendimet nuk merren dhe procesi ligjor ngec qëllimisht. Korreshi rikujtoi një episod të mëparshëm në Bundestag, ku kryetarja e komisionit të ligjeve, Bushka, pranoi se megjithëse ka gjykatë dhe gjyqtarë, vendimet nuk jepen. Sipas tij, e njëjta situatë vazhdon sot, ku Gjykata Kushtetuese mblidhet, shënon ditën e punës në bordero, por nuk merr vendim për çështje si ajo e Ballukut. Deputeti opozitar shtoi se kjo vonesë ka një motiv të qartë: mbrojtjen e kryeministrit Rama nga pezullimi i...