SPAK refuzoi “Komisionin Xhafa”, debat mes avokatëve në Quo Vadis

SPAK refuzoi “Komisionin Xhafa”, debat mes avokatëve në Quo Vadis

Refuzimi i SPAK-ut për të lejuar Komisionin “Xhafa” të ushtrojë kontroll në institucion ishte një tjetër pikë debati këtë të enjte në studion e Quo Vadis, mes avokatëve Leonard Karaj dhe Gentian Rumano. Sipas avokatit Karaj, gjyqësori është i pavarur dhe nuk është normale që të ketë kontroll nga një pushtet tjetër, siç është ai legjislativ. Ndërsa, sipas Rumanos, nuk po kërkohet kontroll dosjesh, por monitorim. Pjesë nga biseda: Rumano: Nuk do të bëhet kontroll i dosjeve, por monitorim. Është detyrim i SPAK-ut që t’u bindet institucioneve. Kola: Shkon në Parlament, bën raportim. Rumano: E di çfarë është raportimi, mo, e bëj vetëm unë. Unë, që jam drejtues i institucionit, parashtroj çfarë të dua unë. Nuk po shkohet të bëhet kontroll dosjesh. Karaj: Çfarë monitorohet?...