SPAK paraqet prova të reja dhe rëndon akuzat ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku

SPAK paraqet prova të reja dhe rëndon akuzat ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku

Prokurorët e SPAK paraqitën të hënën në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin prova të reja që rëndojnë pozitën e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke kërkuar gjatë një séance me dyer të mbyllura, autorizimin për vendosjen e një mase arresti ndaj saj. Sipas kreut të grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, prokurorët kishin deklaruar përpara Këshillit se “persona të fortë’ dhe anëtarë të kabinetit të Ballukut kishin kontaktuar dhe intimiduar dëshmitarët përmes shantazhit, kërcënimit për shkarkim nga detyra apo ofertave në para për mbylljen e gojës. “Ata (prokurorët) konfirmuan se nuk bëhet fjalë vetëm për persona të bashkëpandehur me zonjën Balluku, që janë kërcënuar, por dhe për dëshmitarë që do të thirren nga Prokuroria e Posaçme dhe për shkak të rolit të tyre në procedura dhe...