SPAK ndan mesazhin e Brahos: Do të godasim me forcë krimin e organizuar dhe çdo zyrtar që bashkëpunon me të
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Ogranizuar ka shpëndarë mesazhin e drejtuesit të institucionit, Klodian Braho. Në mesazhin e Brahos theksohet se SPAK do të vijojë të veprojë me vendosmëri ndaj grupeve kriminale dhe çdo zyrtari publik që bashkëpunon me ta. “Ne do të vijojmë të godasim me forcën e ligjit krimin e organizuar, si dhe çdo funksionar publik që bashkëpunon apo lehtëson veprimtarinë e krimit të organizuar”, thuhet në mesazhin e Brahos të publikuar nga SPAK.
Burimi:
vizionplus.tv