SPAK mbyll hetimet për Arben Ahmetaj: I pandehur për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie

SPAK mbyll hetimet për Arben Ahmetaj: I pandehur për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr 277/1 të vitit 2022, në ngarkim të 11 të pandehurve: Arben Ahmetaj,Albina Mançka,Erjola Hoxha,Mirel Mërtiri,Klodian Zoto,Andi Boni,Elda Dinaj,Gerian Kuka,Helidon Begaj,Sonila GoxhajSokol Meqemeja. I pandehuri Arben Ahmetaj akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë apo të zgjedhurve vendorë”, i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, 9 (nëntë) herë, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në rrethanën rënduese të parashikuar nga neni 50 gërma “h” e këtij Kodi (më shumë se një herë). Nga hetime është vërtetuar se:I pandehuri ka përfituar nga të pandehurit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përmes...