SPAK kërkon heqjen e imunitetit, sot mblidhet Këshilli i Mandateve për Ballukun

SPAK kërkon heqjen e imunitetit, sot mblidhet Këshilli i Mandateve për Ballukun

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit pritet të zhvillojë sot më 19 dhjetor mbledhjen, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK, që kërkoi heqjen e imunitetit për zv/kryeministren dhe deputeten Belinda Balluku. Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:30, ndërsa anëtarët e këshillit do të diskutojnë kërkesën pa pasur në dispozicion të gjitha provat e Prokurorisë së Posaçme, pasi materialet konsiderohen sekret hetimor. Debati është përqendruar te një USB që përmban dokumentacionin e SPAK, e cila është depozituar në kasafortën e protokollit të Kuvendit. Partia Demokratike dhe kryetari i Kuvendit Niko Peleshi kanë pasur qëndrime të kundërta mbi mënyrën sesi duhet trajtuar ky material. Gjatë mbledhjes së sotme, pritet të diskutohet edhe me përfaqësuesit e SPAK sesi mund të sigurohet njohja me provat, pa cenuar sekretin...