SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS

Kërkesa e Partisë Demokratike për të mbledhur këtë të martë Këshillin e Imunitetit e për t’i hapur rrugë votimit në Kuvend të autorizimit SPAK-ut për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku ra në vesh të shurdhët. Socialistët e injoruan këtë shkresë, dhe vijuan me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, se në Kuvend nuk do të bëjnë asnjë hap derisa Gjykata Kushtetuese të thotë fjalën e fundit për pezullimin e numrit 2 të qeverisë. Megjithë injorimin e mazhorancës, demokratët u mblodhën në mënyrë simbolike në Këshillin e Mandateve. 5 anëtarët demokratë zunë karriget e tyre dhe i akuzuan socialistët se po tentojnë të pengojnë drejtësinë për arrestimin e Ballukut. “Njësoj si kriminelët që i fshihen drejtësisë edhe kolegët e mazhorancës janë të fshehur. Kolegët e mazhorancës nuk janë paraqitur në...