SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Osmani: Loja politike nuk duhet të kapërcejë procedurat parlamentare
Analisti Afrim Osmani, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar zhvillimet e fundit në drejtësi dhe politikë, në lidhje me çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga SPAK. Gjatë diskutimit, Osmani theksoi se situata aktuale paraqet një problem serioz për funksionimin institucional, duke vënë në dukje se përplasjet politike nuk duhet të dalin jashtë kornizës ligjore dhe procedurale të vendosura ndër vite. Sipas tij, loja politike mund të zhvillohet deri në një kufi të caktuar, por nuk duhet të çojë në tejkalimin e procedurave parlamentare apo në përdorimin e Kuvendit si hapësirë për takime informale apo veprime jashtë rregullave institucionale. Sakaq, çështja e Ballukut dhe hetimet e SPAK kanë nxitur debate të forta politike dhe institucionale, si brenda Kuvendit ashtu...
Burimi:
sot.com.al