Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet ditën e sotme (19 dhjetor) për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) lidhur me heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e zv/kryeministres, ministres e deputetes, Belinda Balluku. Kjo lëvizje e SPAK i hap gjithashtu rrugën dhënies së masave të sigurisë me të ashpra si “arrest në burg” apo “arrest në shtëpi”. Po çfarë hapash ndjek Kuvendi në një rast të tillë? Procedura përcaktohet në nenet 118 dhe 119 të Rregullores së Kuvendit. Kërkesa i paraqitet Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori i SPAK, i cili ka për detyrë t’ia përcjellë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet. Njëkohësisht vë në dijeni edhe deputetin...