SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit
Në datën 23 shkurt në orën 10:00, do të mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Belinda Ballukut, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.Burime bëjnë me dije se pas kësaj mbledhjeje, në seancën plenare të 5 marsit në Kuvendin e Shqipërisë, parashikohet votimi i raportit që do të nxjerrin anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për Belinda Ballukun.Anëtarët e Këshillit mblidhen pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO që shkarkoi nga funksionet publike, zëvendëskryeministren Belinda Balluku.Mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve drejtuar nga Niko Peleshi do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të...
Burimi:
sarandanews.com