SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Bardhi: Kuvendi është bunker korrupsioni, pengon drejtësinë me urdhër të Ramës
Ndërsa nesër Këshilli i Mandateve do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi hodhi akuza ndaj Kuvendit dhe mazhorancës se po mbrojnë zv.kryeministren. Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend, Bardhi tha se Niko Peleshi shkeli ligjin duke bllokuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve, duke e akuzuar se i ka shërbyer kryeministrit Rama. Bardhi tha se kuvendi është kthyer në bunker të korrupsionit, sepse këtu bllokohet drejtësia me urdhër të Ramës. “Ju qytetarët i keni vetëm propagandë, nuk i shërbeni qytetarëve, ka momente kur një kuvend nuk dështon nga fjala, por sepse hesht atëherë kur duhet të flasë. Ku parlament e ka nisur këtë sesion me një heshtje të qëllimshme, të...
Burimi:
sot.com.al