SPAK “i mbylli derën” komisionit, Xhafaj i përgjigjet Klodian Brahos: Kemi të drejtë kontrolli

SPAK “i mbylli derën” komisionit, Xhafaj i përgjigjet Klodian Brahos: Kemi të drejtë kontrolli

Fatmir Xhafaj priti disa ditë përpara sesa ti kthente përgjigjen publike SPAK që e refuzoi ta priste në takim. Ndonëse nuk ia përmendi emrin, fjalët e thëna në mbledhjen e radhës të komisionit parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, duket se ishin një mesazh për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme i cili refuzoi t’ia hapte derën. “Normat dhe praktikat parlamentare nuk e shohin kurrsesi funksionin kushtetues të mbikëqyrjes parlamentare si monitorim të institucioneve të pavarura dhe sidomos ndaj veprimtarisë së tyre, dhe ndaj nuk kanë aspak karakter ndërhyrës të çdo natyre qofshin ato. Vizitat monitoruese janë një praktikë e konsoliduar parlamentare edhe në legjislaturën e kaluar”, u shpreh Xhafaj. Sipas Xhafajt, komisioni që ai drejton e ka të normuar në ligj kontrollin parlamentar, dhe...