SPAK hetim pasuror Berishës, zbardhen deklarimet në ILDKPKI; nga pronat e Argitës, te milionat e Shkëlzenit

SPAK hetim pasuror Berishës, zbardhen deklarimet në ILDKPKI; nga pronat e Argitës, te milionat e Shkëlzenit

Prokuroria e Posaçme nuk i ndahet Sali Berishës. Paralel me dosjen Partizani, ka nisur një hetim pasuror ndaj tij, cili po nxjerr në pah shumë elemente. Pak ditë më parë u bë me dije se SPAK ka shkuar deri në vitin 1991 pasi ka hetuar se si Berisha ka përfituar banesën e privatizuar pas rrëzimit të regjimit komunist. SPAK pretendon se pas zgjedhjes së Sali Berishës si President i Republikës, vajza e tij, Argita Berisha (Malltezi), dhe bashkëshorti Jamarbër Malltezi, shfaqën “synime pasurore” duke privatizuar apartamentin ku jetonte familja. Ndërkohë dje u bë me dije se SPAK po heton shpenzimet për Kuvendin e mbajtur në stadiumin ‘Air Albania’ në vitin 2021. Dje u pyet Belind Këlliçi, ndërsa sot Indrit Hoxha. Nuk bëhet fjalë për shifra...