“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut
Deputeti i PS-së, Ardit Bido, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se nuk ishte i shqetësuar për reagimet e ndërkombëtare, sot pasi PS vendosi të rrëzojë kërkesën e SPAK për t’ia hequr imunitetin deputetes Belinda Balluku. Bido u shpreh se reforma në drejtësi nuk duhet preket, ndryshe nga PD-ja që bëri thirrje kundër SPAK-ut. “SPAK-u është një pasuri kombëtare, në mendimin tim, domosdoshmëri e kohës dhe e të ardhmes së Shqipërisë, sepse do të ndikojë te pandëshkueshmëria dhe për një shoqëri më të mirë për ne dhe fëmijët tanë. Reforma në drejtësi jo vetëm që ka patur si lokomotivë PS dhe Edi Ramën, por edhe mbështetjen kryesore e ka nga PS, sepse jo më larg se në zgjedhjet e kaluara, PD kishte...
Burimi:
javanews.al