Burimi:
sarandanews.com
Foto © sarandanews.com
SPAK do arrestimin, 10 mijë faqe prova kundër Ballukut, shtyhet pa datë mbledhja në Këshillin e Mandateve
Këshilli i Mandateve u mblodh për 5 orë me radhë për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës. Mbledhja u mbajt me dyer të mbyllura në prani të drejtuesit të ri të SPAK, Klodian Braho dhe 2 prokurorëve që po hetojnë numrin 2 të qeverisë për shkelje të barazisë në 11 tenderë, Dritan Prençi Dorina Bejko. Pas 5 orëve mbledhje, palët dolën me vendimin që mbledhja të shtyhej, por pa afat. Kërkesa për shtyrje të mbledhjes u bazua në nevojën për tu njohur me provat që SPAK i ka sjellë Kuvendit se përse kërkon arrestimin e Ballukut, materiale të cilat janë brenda një USB-je ku ndodhen 10 mijë faqe prova, dhe që ende nuk janë lexuar...