Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Juristi Kresnik Spahiu thotë se Shqipëria nuk rrezikon të përfshihet në një luftë frontale, por aktet terroriste të sponsorizuara nga Irani janë një rrezik potencial, të cilin shteti shqiptar ende nuk di si ta përballojë nëse ndodh. Në “Frontline”, Spahiu thotë se kapacitetet e shtetit shqiptar për të reaguar ndaj një sulmi terroristi, janë të dobëta dhe minimale, dhe se ky duhet të jetë shqetësimi kryesor i vendit në këtë periudhë. “Përfshirjen e Shqipërisë në luftë frontale e themi vetëm ne në studio, nuk e ka thënë as ambasada amerikane. Shqipëria deri më sot nuk ka asnjë lloj indicie që të flasim për kapacitete ushtarake. Pyetja është a është e përgatitur Shqipëria për akte terroriste, sepse ambasada thotë për rrezik për akte terroriste. Kemi ne mbrojtje...