Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

Shqipëria duhet të presë për të marrë një përgjigje nga Këshilli i Bashkimit Evropian mbi Raportin e Ndërmjetëm, që do ta kalonte në fazën tjetër procesin e negociatave. Këshilli i BE thotë se për të arritur në një marrëveshje, vendeve anëtare do t’i duhen edhe disa raunde të tjera bisedimesh. Për juristin Kreshnik Spahiu, vendimmarrja për zgjerim në BE nuk është në dorë të kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë shqiptare. Në një lidhje live për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Spahiu tha se qeveritë europiane janë të drejtpërdrejta dhe nëse do të kishin një shkak politik, ligjor apo diplomatik për mos-anëtarësimin e Shqipërisë në Union, do ta deklaronin. “Në radhë të parë, vendimmarrja për zgjerim nuk është në dorë të...