Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se shkarkimi i Elisa Spiropalit si ministre e Jashtme ishte ndryshimi më i keq në Qeveri. Komentet Spahiu i bëri gjatë fjalës së tij në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report TV, ku komentoi ndryshimet në Qeveri, të bëra sot nga kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së. Spahiu tha më tej se Spiropali ishte investimi më i fortë politik në PS pas kryeministrit Edi Rama. Ai shtoi se Spiropali ishte e pakonsumuar dhe mbi të nuk rëndonin akuza për korrupsion. Sipas Spahiut, faktori kyç për largimin e Spiropalit nga ky pozicion mund të kenë qenë përplasjet brenda PS. Kjo pasi sipas Spahiut, Spiropali ishte një zë oponent gjatë mbledhjeve në PS dhe kishte mbajtur...
Burimi:
javanews.al