Spahiu: Protesta e Berishës u bë për të larguar Tikun nga bulevardi dhe Salianjin nga partia

Spahiu: Protesta e Berishës u bë për të larguar Tikun nga bulevardi dhe Salianjin nga partia

Për juristin Kreshnik Spahiu, protesta kombëtare e PD para Kryeministrisë pasditen e sotme, sipas tij u bë për të larguar lëvizjen ‘Shqipëria Bëhet’ të Adratik Lakajt nga Bulevardi, aty ku proteston prej disa ditësh dhe Ervin Salianjin nga partia.  I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, ai tha se Berisha arriti kulmin e rënies politike pas dështimit të foltoreve, ku sipas tij, pjesëmarrja ishte e ulët.  Sipas Spahiut, Berisha nisi protesta kur Salianji nisi takimet me demokratët dhe Lapaj nisi protestë para Kryeministrisë.  ‘Qëllimi i protestës ishte për të larguar Adratik Lapajn nga Bulevardi dhe Salianjin nga partia. Berisha preku fundin e vet me foltoret sepse mblidhte 200 persona dhe kur këtë protagonizëm ja mori Ervin Salianji me takimet që po bënte dhe kur Lapaj po dilte aty tek Kryeministria Berisha ose do të dorëzonte çelësat e partisë, ose do të bënte përpjekjen e tij përfundimtare. Sot kishte më shumë njerëz,...