Sot votohet imuniteti i Ballukut, reagon ambasada britanike
Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar për zhvillimet e fundit në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se imuniteti nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit. Reagimi vjen ndërkohë që në Kuvend pritet sot të votohet në lidhje me imunitetin e Belinda Ballukut, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e saj. “Ambasada Britanike thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë gjyqësore, dhe njeh progresin e Shqipërisë në reformën gjyqësore që nga viti 2016, përfshirë krijimin e SPAK-ut. Ekzekutivi, Gjyqësori dhe Legjislativi mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi si pjesë e qëllimit të Shqipërisë për arritjen e anëtarësimit në BE. Ndërsa imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, ai nuk duhet të jetë...
Burimi:
vizionplus.tv