“Sot Shqipëria është krejt tjetër”, Rama flet për marrëveshjen me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara: Pikë me kapacitet të madh strategjik
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, së bashku me zëvendëskryeministren Belinda Balluku ditën e sotme vizituan sot parkun eolik të Tropojës, një nga investimet më të rëndësishme në sektorin e energjisë në vend. Rama tha se uji mbetet burimi kryesor për prodhimin e nergjisë, por dielli dhe era kanë nisur të zënë vendin e tyre, duke garantuar jo vetëm energji për nevojat e vendit, por edhe mundësinë për të eksportuar energji dhe për të sjellë të ardhura në ekonomi. Rama theksoi gjithashtu se sektori energjetik është transparent dhe i hapur për konkurrencë ndërkombëtare, duke shtuar se kompanitë serioze nuk kanë hasur pengesa ose ankesa, dhe bashkëpunimi me qeverinë ka qenë i vazhdueshëm për kapërcimin e burokracive lokale. Rama: Koha kur Shqipëria duhet të dalë në...
Burimi:
vizionplus.tv