Sot seancë plenare në Kuvend! Nga rishikimi i buxhetit te ndryshimet në Kodin Penal, pikat e rendit të ditës
Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, ku në rendin e ditës parashikohet shqyrtimi dhe votimi i ndryshimeve në Kodin Penal, që lidhen me dekriminalizimin e veprës penale të shpifjes. Gjatë diskutimeve të projektligjit në komisionet e përhershme parlamentare, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se ndryshimet e propozuara nga mazhoranca kanë për qëllim dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët profesionistë, por jo për ata që, sipas tij, ushtrojnë shpifjen si profesion. Po ashtu, në këtë seancë Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe ndryshimet në statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, një nismë e paraqitur nga deputeti socialist Olsi Komici. RENDI I DITËS: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19.1.2026. 2. Njoftime. 3. Akti normativ nr. 11, datë 19.12.2025 “Për...
Burimi:
vizionplus.tv