Sot seanca plenare, imuniteti i Ballukut nuk futet në rendin e ditës!
Kuvendi do të mblidhet sot për seancën e radhës plenare, ku janë parashikuar për diskutim dhe miratim disa projektligje. Në rendin e ditës nuk është përfshirë çështja e ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin dhe i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit si deputete. Tri ditë më parë Grupi i PD-së depozitoi në Kuvend raportin e tyre pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku argumentojnë se përse Kuvendi duhet të votojë pro kërkesës për heqjen e imunitetit të saj. Por, socialistët, që do të dalin në një raport më vete, nuk kanë publikuar ende asgjë.
Burimi:
sot.com.al