Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit
Në një klimë tensioni politik, Kuvendi pritet të zhvillojë sot në 12 mars një nga seancat më të debatueshme të muajve të fundit, ku në rend dite është shqyrtimi i kërkesës së Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë apo jo të deputetes socialiste Belinda Balluku. Kjo kërkesë, e cila ndodhet në Kuvend që prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar, pritet të marrë një përgjigje përfundimtare përmes votimit të dy raporteve të paraqitura nga shumica dhe opozita. Debati politik është i ndarë qartazi në dy kampe. Nga njëra anë qëndron shumica socialiste, e cila ka hartuar raportin e saj duke argumentuar se arrestimi i ish zv kryeministres nuk është i domosdoshëm në këtë fazë...
Burimi:
javanews.al