Sot seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, avokati i Berishës kërkon të merret në pyetje kryeministri Rama
Sot në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca për dosjen ‘Partizani’, ku avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha paraqitën argumentet e tyre kundër akuzës për korrupsion.” Të bashkëpandehur në proces janë, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, që sipas prokurorisë është përfituesi nga privatizimi i ish-kompleksit sportiv, Partizani, Fatmir Bektashi, që ndërtoi 17 pallate mbi këto troje, një notere dhe shoqëritë Homplane dhe Kontakt. Klodiana Gjyzari, avokate e Sali Berishës: Prokuroria e ka akuzuar Berishën për një veprimtari politike, jo për një veprim penal ose administrativ. Prokuroria në përpilimin e akuzës fillimisht ka gjetur autorin. Më pas veprën penale. I vetmi argument i prokurorisë është fuqia që ka z. Berisha nga ushtrimi i detyrës si Kryeministër për të kryer veprën penale të korrupsionit, por jo mënyrën sesi....
Burimi:
vizionplus.tv