Sot protesta e PD-së, Berisha: Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës!

Sot protesta e PD-së, Berisha: Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës!

Pak orë para protestës së paralajmëruar të opozitës para Kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh për mbështetësit e tij. Me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestë. Berisha e cilësoi protestën si një moment të rëndësishëm për opozitën, duke ftuar qytetarët nga e gjithë Shqipëria që të bashkohen në Tiranë. “Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës. Ora 17:00 është ora e opozitës,” shkruan Berisha. “Tirana na pret të gjithë në shesh! Ora jonë po afron”, shkruan krahas një tjetër video Berisha. /vizionplus.tv