Sot protesta e PD, policia publikon masat, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Policia e Policia e Shtetit ka marrë masa të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit që pritet të zhvillohet sot në orën 18:00, përpara Kryeministrisë në Tiranë. Në zbatim të ligjit “Për tubimet”, janë vendosur edhe kufizime në qarkullimin e automjeteve në disa akse kryesore të kryeqytetit. Konkretisht, nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”. Ndërkohë, nga ora 15:00 e në vijim, do të kufizohet qarkullimi edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Autoritetet theksojnë se, në varësi të situatës dhe zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime edhe në akse të tjera rrugore. Për të shmangur bllokimet, policia...
Burimi:
vizionplus.tv