Sot protesta e PD / Mbi 1500 efektivë në gatishmëri, nga ora 13:00 nis bllokimi i qarkullimit në rrugët e Tiranës

Sot protesta e PD / Mbi 1500 efektivë në gatishmëri, nga ora 13:00 nis bllokimi i qarkullimit në rrugët e Tiranës

Opozita zhvillon këtë të martë (10 shkurt) protestën kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pas njoftimit nga ana e demokratëve, Policia e Shtetit ndërmori një plan masash për mbarëvajtjen e protestës e cila do të mbahet në orën 18:00 përpara Kryeministrisë. Gazetarja Lusi Përgjegji në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Mirëmëngjes Shqipëri” bëri me dije rreth 1530 forca policore do të jenë në gatishmëri për të siguruar gjithë mbarëvajtjen e protestës, autobote dhe gjithashtu gaz lotsjellës në rast se do të ketë përplasje mes protestuesve dhe policisë. Përgjegji thekson se pas njoftimit të marrë nga opozita, Policia e Shtetit i është drejtuar me një shkresë PD-së ku i ka kërkuar përcaktimin e orarit të përfundimit të protestës. Po ashtu, në shkresën e Policisë, PD-së i kërkohet moslejimi...