Sot protesta e Berishës/ Policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit, akset që do bllokohen

Sot protesta e Berishës/ Policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit, akset që do bllokohen

Partia Demokratike do të mbajë sot në orën 18:00 protestën kombëtare përpara Kryeministrisë. Policia e Tiranës pasi është njoftuar nga PD-ja për zhvillimin e protestës, bën me dije se i ka kthyer përgjigje subjektit politik, se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit. Policia sqaron se ky vendim vjen pas akteve të dhunës së regjistruar në protestën e 10 shkurtit, ku 16 efektivë policie mbetën të plagosur si pasojë e hedhjes së molotovit dhe shisheve me benzinë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, si dhe pas informacioneve të siguruara se dhe në protestën e sotme mund të ketë veprime të dhunshme. Megjithatë, policia ka ndërmarrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, duke kufizuar disa akse rrugore. Konkretisht nga ora 15:00 e datës 20.02.2026,...