“Sot po na qeveris një hajdut”/ Reagon ashpër gazetari: Shteti në funksion të pastrimit të parave, po na zhvat dhe…

“Sot po na qeveris një hajdut”/ Reagon ashpër gazetari: Shteti në funksion të pastrimit të parave, po na zhvat dhe…

I ftuar në një emision televiziv, gazetari Enton Abilekaj lëshoi akuza ndaj qeverisjes, duke u shprehur se shteti nuk drejtohet më nga institucionet, por nga krimi i organizuar. Sipas tij vendi po përjeton një situatë alarmante ku çdo sekondë nën këtë qeverisje është e dëmshme për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Abilekaj u përqëndua te fati i porteve kryesore të vendit, ku u shpreh se Porti i Durrësit, i cilësuar si i vetmi aset strategjik i Shqipërisë, po shkatërrohet qëllimisht për t’i shërbyer interesave të grupeve kriminale. Po ashtu, theksoi se në Vlorë nuk ka më një port funksional, pasi projekti ekzistues u prish për t’ua dhënë “klientëve të vet”, ndërsa projekti i ri nuk po realizohet. Sipas gazetarit, Shqipëria është e zhytur në duart...