“Sot po mbron të goditurit e SPAK, Karcanaj dhe Balluku…”/ Gazetari: Dikur lëshoi Ahmetajn dhe Beqajn, Rama ka…
Gazetari Erl Murati, i ftuar në një studio televizive e cilësoi ndryshim kursi të Ramës me drejtësinë, në krahasim me sjelljet e tij para arrestimit të Erion Veliajt. Murati tha se nëse deri dje, kryeministri shkarkonte vartësit e tij dhe lejonte SPAK t’i hetonte në gjendje të lirë, në rastin e kryebashkiakut të Tiranës, si dhe zv/kryeministres Belinda Balluku dhe drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karcanaj, të cilat janë me masa sigurie nga SPAK, sot ka vendosur të jetë përballë institucioneve të drejtësisë. Erl Murati: Ka një ndryshim të raportit të Ramës me drejtësinë gjatë javëve të fundit dhe shihet në disa elementë. Deri dje kemi parë se kryeministri shkarkonte vartësit e tij dhe ata bëheshin objekt të SPAK si Ahmetaj dhe Ilir Beqaj. Ne e...
Burimi:
sot.com.al